MENU
klinika

Merkato

United ‘josh’ mbrojtësin, ofron 60 milionë euro

07.05.2019 - 18:24

Një pjesë e shumës prej 200 milionë stërlinash që trajneri Ole Gunnar Solskjaer do të ketë në dispozicion në merkaton e verës do ta përdorë për të sjellë në “Old Trafford” mbrojtësin Harry Maguire.

Sipas ESPN, pas 12 muajsh interesim, skuadra e United është gati të nisë sulmin përfundimtar për të marrë mbrojtësin e Leicester dhe kombëtares angleze.

Manchester United është interesuar për mbrojtësin 26-vjeçar që kur skuadra drejtohej nga Jose Mourinho, por portugezi nuk ia doli mbanë të sjellë lojtarin.

Edhe Solskjaer është dakord për transferimin e mbrojtësit, një nga më të mirët në Premier League. Problem do të jetë shuma që United do të paguajë për lojtarin, që tashmë kushton rreth 60 milionë euro.

Ai që mund të ndihmojë në këtë tranferim është vetë lojtari, në kërkim të një skuadre që luan në Europë.

Për Maguire është interesuar edhe Manchester City, që këtë verë do të largojë Danilo dhe Otamendi, ndaj është në kërkim të një mbrojtësi me përvojë.