MENU

"Urime Kosovë"

Haradinaj konfirmon mbështetjen e Gjermanisë për…

20.05.2019 - 13:29

“Urime Kosovë”, kështu ka shkruar kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Haradinaj ka bërë të qartë se Gjermania edhe njëherë ka konfirmuar mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kreu i qeverië kosovare gjithashtu shkruan se mbështetja e Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Seehofer për procesin e liberalizimit të vizave, duke e konsideruar të justifikueshme kërkesën e kosovarëve për të lëvizur të lirë dhe duke këmbëngulur që Kosova përmbushë kriteret e nevojshme për këtë proces.

Gjermania edhe njëherë konfirmon mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave.

Në publikimin e radhës të FAZ, theksohet mbështetja e Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Seehofer për procesin e liberalizimit të vizave, duke e konsideruar të justifikueshme kërkesën e kosovarëve për të lëvizur të lirë dhe duke këmbëngulur që Kosova përmbushë kriteret e nevojshme për këtë proces.

Një mbështetje të madhe këtij procesi i ka dhënë edhe deputeti i Partisë së Gjelbër Manuel Sarrazin, derisa në korrik të 2018-tës, Komisioni i BE-së konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat, e po të njëjtin vlerësim vendi e mori edhe nga Parlamenti Europian.

Tani Kosova ka krijuar ekipin e saj për të bashkëpunuar me Qeverinë gjermane, që ky proces të finalizohet sa më parë.

Kosovarët, tashmë e kanë marrë PO-në e madhe nga Gjermania, për ta jetësuar të drejtën e tyre për lëvizje të lirë.

Urime Kosovë”, ka shkruar në Facebook, Ramush Haradinaj.