Në lidhje me ngjarjen e rëndë në Letoni, ku humbi jetën efektivja e Forcave të Armatosur Shqiptare, Zarife Hasanaj ka reaguar edhe kryeministri Rama.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shruan se ndjen dhimbje e respekt të thellë për efektiven që ra në krye të detyrës.
Gjithashtu kreu i qeverisë ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe miqtë e viktimës
Postimi i plotë:
“Dhimbje e respekt i thellë për efektivin e Forcave tē Armatosura, Zafire Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni, ku u plagosën dhe dy efektivë të tjerë! Ngushëllime familjes, të afërmve e miqve të Zafires dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i saj”.
Ngjarja sipas MM
Një grup i kontigjentit të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.
Nga ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën Nëntetare Zarife Muharrem HASANAJ. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat KAPAJ.