MENU
klinika

Deklarata

Vdekja e efektives shqiptare/ Reagon kryeministri i Letonisë

06.05.2019 - 20:37

Kryeministri i Letonisë, Krišjānis Kariņš reagoi në lidhje me ngjarjen e rëndë ditën e sotme ku humbi jetën efektivja e Forcave të Armatosura, Zarife Hasanaj

Kariņš e konsideron një ditë të trishtueshme aksidentin tragjik dhe i uroi shërimet të shpejtë ushtarëve të tjerë të plagosur.

“Një ditë e trishtuar për të gjithë ne për shkak të aksidentit tragjik në bazën ushtarake Adazi. Ngushëllimet e mia për familjen e anëtares së Forcave të Armatosura Shqiptare, e cila humbi jetën.

Dëshiroj shërim të shpejtë të ushtarëve të tjerë të plagosur. Letonia është mirënjohëse ndaj Shqipërisë për kontributin e saj në misionin e NATO-s”, shkruan ai në Twitter.

 

Efektivja Hasanaj humbi jetën, gjatë misionit në Letoni teksa po çmontonte një minë, ndërsa u plagosën edhe dy ushtarë të tjerë.