MENU
klinika

Hetimet për vdekjen

Vdekja e efektives, Task Forca e ngritur nga Ministria niset drejt Letonisë

07.05.2019 - 10:25

Ditën e djeshme humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një mine nëntetarja Zarife Hasanaj dhe mbetën të plagsur dy efektivë të tjerë.

Në ldhje me këtë ngjarje, sot me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes është nisur drejt Letonisë jë task-forcë për të ndjekur hetimet dhe zbardhje e shkaqeve.

Ky grup do të ndjekë nga afër mbledhjen e provave mbi ngjarjen së bashku me autoritetet e Letonisë.

“Niset drejt Letonise task forca e ngritur me urgjence nga Ministrja e Mbrojtjes.

Task forca bashke me autoritetet letoneze do te ndjeke hetimin e plote per ngjarjen e 6 Majit ne Camp Adazi ne Letoni.

Grupi, ne perberje te te cilit ka perfaqesues nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurise se Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit ne MM do te punoje per rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave etj”, thuhet një njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.