MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

Veliaj zyrtarisht kandidat për Tiranën/ Regjistrohet në KQZ

13.05.2019 - 20:07

Erion Veliaj është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si kandidat i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Tiranës.

Në KQZ sapo është depozituar edhe lista e ASHE me 100 kandidatët për Këshillin Bashkiak.

Në ditët e para si kryebashkiak, Veliaj u zotua për t’i dhënë kryeqytetit një frymë të re për ta kthyer në një qytet të modernizuar.

Dita e sotme (13 maji) është afati i fundit i regjistrimit të kandidatëve për kryetar bashkie dhe kandidatëve për këshillin bashkiak në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të kenë afat për tu regjistruar deri në orën 12 në mesnatë.

Deri tani, subjektet që do të regjistrojnë kandidatët për kryetar bashkie në KQZ janë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, koalicioni “Shpresa për ndryshim”, si dhe “Bindja Demokratike” e ish-demokratit, Astrit Patozi.