MENU
klinika

Detajet

Veseli mbledh sot krerët e shtetit të Kosovës, ç’pritet të diskutohet?

03.05.2019 - 09:18

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mbledhur sot në takim krerët e instituciineve.

Ky takim vjen pas përfundimit të Samitit në Berlin dhe pjesë e tij janë Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Takimi do të zhvillohet në zyrën e kryetarit të Kuvendit dhe do të mbahet në orën 10:00.

Në këtë takim do të flitet për diskutimet e zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.