MENU

Raporti për financat vendore

Vetëm Bashkia Tiranë mbahet me paratë e veta! Po të tjerat?

05.05.2019 - 16:07

Bashkia Tiranë mbledh rreth 43.0% të totalit, ndërsa 60 bashki të tjera në të gjithë vendin arrijnë të mbledhin më pak 6 % të të ardhurave.

Bashkia Kamëz grumbullon 5.8% të të ardhurave dhe bashkia Durrës 4.7%, bashkitë e tjera janë nën këtë nivel. Të dhënat janë bërë publike në raportin për Financat Vendore ku mësohet se kapaciteti i bashkive për të gjeneruar të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore, gjithashtu, paraqet diferenca të theksuara ndërmjet bashkive (në linjë me karakteristikat në terma të popullsisë rezidente dhe bizneseve të lokalizuara në territor): rreth 61.8% e të ardhurave totale nga taksat vendore mblidhet në bashkinë Tiranë, ndjekur nga ajo Durrës me rreth 5.2%, nën efektin e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja.

“Bashkia Tiranë mbledh rreth 43.0% të totalit, ndjekur nga bashkitë Kamëz dhe Durrës me 5.8% dhe 4.7%, përkatësisht. Praktikisht, pesha e bashkive ndaj totalit të të ardhurave si nga taksat ashtu dhe nga tarifat vendore, tregon për një hendek të madh në terma të kapaciteteve fiskale ndërmjet bashkisë Tiranë dhe 60 bashkive të tjera. Përjashtuar bashkinë Tiranë, diferencat mes bashkive vijojnë të jenë të theksuara midis bashkive qendra qarku (bashkitë e mëdha) dhe 49 bashkive të tjera. Diferencat e theksuara midis bashkive në terma të kapaciteteve fiskale parashtrojnë nevojën për instrumente kompensues apo zbutës të tyre, për të lejuar përmbushjen e funksioneve apo ofrim të shërbimeve publike, në sasi dhe cilësi”-thuhet në raport.

Të ardhurat nga taksat përfaqësojnë një burim të rëndësishëm financiar në strukturën e të ardhurave nga burimet e veta vendore.

bashkia tirane konica.al
bashkia tirane konica.al

Në vitin 2018, taksat vendore kontribuan me rreth 59.7% në të ardhurat nga burimet vendore, raport ky rreth 4.8 pikë përqindjeje nën mesataren afatgjatë (prej rreth 64.5%). Në terma nominalë, të ardhurat nga taksat vendore regjistruan një nivel prej rreth 14.5 miliard lekë, në rritje me rreth 14.1% në terma vjetorë.

Në terma nominalë, në fund të vitit 2018 të ardhurat nga burimet e veta vendore (taksa dhe tarifa vendore, veprimtari me asete dhe të tjera) regjistruan një vlerë prej rreth 24.2 miliard lekë, në rritje me rreth 19.1% në terma vjetorë, rreth 3.9 miliard lekë më të larta nga niveli i regjistruar vitin e mëparshëm.