MENU
klinika

Çel sezonin e ri turstik

Vlora ‘u hap derën’ vizitorëve

19.05.2019 - 11:14

Luhatjet e shpeshta të motit nuk e kanë penguar Vlorën të çelë sezonin turistik 2019 për vizitorët e huaj dhe ato vendas.

Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë edhe videon e festimeve në Facebook, teksa uron të gjithë qytetarët shqiptarë për një të diel të këndshme.


Edhe ditë më parë kryeministri i vendit ka theksuar se synimi dhe objektivi i qeverisë së tij është që të shtojë numrin e turistëve në vendin tonë si një shans ky i shkëlqyer, për të rritur ekonominë e vendit.

Kreu i qeverisë shtoi se kriza politike dhe gjendja e krijuar nga protestat e opozitës po kërcënojnë industrinë e turizmit, tregues ky që sipas tij vërehet tek ulja e prenotimeve nga turistët e huaj.