MENU
klinika

Policia nxjerr detajet

Vrasja e ish-policit Bilali, arrestohet autori

31.05.2019 - 09:01

Vrasja e ish-policit, Arben Bilali në Tiranë është zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore.

Autori i krimit është kapur dhe ndaluar nga policia.

Mësohet se autori është identifikuar si 40-vjeçari Gj.C, i dënuar më parë për vepra penale.

Njoftimi i policisë:

Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30.01.2019, ku në rrugën ‘’Isuf Banka’’ në Tiranë, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar është arritur të bëhet zbulimi dhe dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje, ku është bërë kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar:

Gj. C., 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbim personi”

Materialet në ngarkim të shtetasit Gj. C., iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake”.