Vjehrri i Fatbardh Licit është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës, pas gjetjes së në arsenali armësh të fshehur në fshatin Luarës në një banesë të braktisur në Velipojë.
Remzi Kulla, 57 vjeç nga Shkodra ka marrë përsipër këtë arsenal.
Kulla është vjehrri i Fatbardh Licit, i vrarë ë 10 gusht të 2018.
Arsenali i armëve dyshohej se ishte lënë nga Ibrahim Lici, shtetas i shpallur në kërkim si autor kryesor për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali, por u mor përsipër nga Remzi Kulli i cili u vetëdorëzua.
Personi që ka marrë përsipër arsenalin e armëve të gjetura nga policia në Luarës të Velipojës ka deklaruar në gjykatë se 10 ditë para se të vritej dhëndrri i tij Fatbardh Lici i ka dërguar armët në atë vend bashkë me të.
Mbrojtja kërkoi një masë më lehtësuese për shtetasin Remzi Kulli duke qenë se ka pranuar se armët janë të tijat por gjykata e shkallës së parë në Shkodër vendosi “arrest me burg”.
Në 27 prill të këtij viti policia e Shkodrës pas informacionit për të shtëna në fshatin Luarës të Velipojës zhvilloi një aksion atje duke menduar fillimisht për ndonjë bazë droge.
Pas kontrolleve në çdo shtëpi për të kapur autorët, rastësisht policia gjeti në banesën e braktisur të shtetasit Gëzim Sela i cili jeton prej disa vitesh jashtë Shqipërisë një arsenal armësh dhe municionesh.
Në atë banesë policia gjeti një arsenal armësh si një armë ushtarake të rëndë granat hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motorçiklete.