MENU
klinika

Mediat serbe

Vuçiç bën deklaratën befasuese: Thaçi varet nga ne!

10.05.2019 - 21:00

Media serbe “Tanjug” shkruan se presidenti serb Aleksandar Vuçiç, gjatë vizitës së tij në Tiranë deklaroi se Hashim Thaçi është i varur prej tyre.

E përditshmja e Beogradit, shton se “Vuçiç vuri në dukje se kurrë nuk foli për ndonjë model për Kosovën, por për arritjen e një marrëveshjeje”.

“Ai e bëri këtë duke komentuar deklaratat e fundit të Thaçit, ku përsëriti vazhdimisht se tri komuna nga pjesa jugore e Serbisë Medvegja, Presheva dhe Bujanoci, duhet të aneksohen nga e ashtuquajtura Kosovë”, citon media serbe.

“Ti Hashim vepron ashtu siç të themi ne dhe ajo që ndodh në Kosovë varet prej nesh”, mësohet të ketë thënë Vuçiç.

Kreu i shtetit serb përsëriti se ai kurrë nuk foli për zgjidhje, por për arritjen e një marrëveshjeje. Ai tha se Thaçi “mos të guxojë të përmendë Republikën Srpska”.

“Imagjinoni sikur unë të thosha në Tiranë atë që deklaron Rama kudo shkon, apo deklaron Kolinda Kitaroviçi. Deklaratat nacionaliste nuk i shërbejnë paqes në Ballkan”, ka thënë Vuçiç ndër të tjera sipas “Tanjug”.