MENU

Mjeshtre e ekranit të madh

Xhanfize Keko në kinematografinë botërore

02.05.2019 - 14:21

Realizimet e regjisores së papërsëritshme të filmave për fëmijë, të mjeshtres së ëkranit të madh, Xhanfize Kekos, po “rijetojnë” një pranverë të dytë. Për dy ditë, më 2 dhe 3 maj, disa prej filmave të saj do të shfaqen në një nga institucionet më të rëndësishme të historisë së kinematografisë botërore.

 

 

“Mimoza llastica”, “Qyteti më i ri në botë”, “Tomka dhe shokët e tij” dhe “Kur xhirohej një film” do të shfaqen nga Wiena Film Museum (Austri), si një homazh për nder të regjisores shqiptare.

Vetëm pak ditë më parë, nga 24–30 prill 2019, tre prej filmave të Kekos u shfaqën në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Linz (Austri), si pjesë e një retrospektive me shtatë filma kushtuar kinemasë shqiptare.

 

 

Ndërkohë që, nga 24 maj deri më 1 qershor 2019, është programuar që filmat “Mimoza llastica” dhe “Tomka dhe shokët e tij” të shfaqen në Festivalin Ndërkombëtar të filmit për Fëmijë dhe të Rinj, në Zlin (Çeki), si pjesë e “Kinemasë Ballkanike”.

Këto shfaqje vijojnë turin e gjatë që kanë nisur filmat e saj në kinematë e ndryshme të botës, si: në Londër, Belfast, Glasgow, Edinburg, Cambridge, Washington DC, New York, Hartford, Chicago, Rochester, Paris, Jerusalem, Tel Aviv, Haifa, Zagreb, Copenhagen…

 

 

Janë vlerat e filmave të veçantë, por dhe individualiteti artistik i regjisores Xhanfise Keko, çfarë e ka risjellë në vëmendjen e studiuesve, kritikëve, regjisorëve e producentëve të filmit në botë, regjisoren e kinemasë shqiptare, të periudhës para viteve ’90-të.

Lirika e gjuhës së mprehtë

Azem Shkreli pena origjinale bashkohore

Nismëtar i letërsisë

Barleti epos i shpirtit shqiptar

Shqipëria dinjitoze në Kanë

“Furgoni” mes 11 filmave pretendentë

Albanologu, përkthyes e kritik... iku!

Lanksh, dashnori i gegnishtes së Camajt