MENU
klinika

Për çfarë bën fjalë kënga?

Xhensila Myrezaj përgatit projektin e ri muzikor

20.05.2019 - 12:21

Pas lindjes së vajzës, Ajka, këngëtarja Xhensila Myrezaj u rikthye fuqishëm në tregun muzikor.

Ajo bashkëpunoi me Pirro Çakon për këngën “Sekreti im” dhe fansat e mirëpritën.

Mirëpo këngëtarjabëhet gati të kthehet edhe më energjike gjatë muajve të verës me një superhit muzikor ashtu siç raportohet nga burime të afërta.

Xhensila është duke punuar me një këngë me ritme verore dhe tema që trajton është ajo e  dashurisë si motivi më i zgjedhur gjithmonë në këngët më të bujshme.

Kënga do shoqërohet me videoklip i cili do të xhirohet jashtë Shqipërisë.