MENU
klinika

E përbashkëta e "të përzgjedhurave"

Ylli i “Titanic” haptazi në lidhje me një tjetër modele

20.05.2019 - 13:34

DiCaprio dhe e dashura Camila Morrone shfaqen të lumtur gjatë shëtitjes së tyre në Kanë.

Leonardo DiCaprio dhe Camila Marrone janë bashkë pothuajse prej një viti tashmë, por çifti ka arritur të mbajë lidhjen largë syrit të publikut.

Aktori dhe e dashura e tij u shfaqën haptazi në Festivalin e Kanës.

Aktori 44 vjeçar u fotografua afër plazhit me bukuroshen 21 vjeçare, teksa i bënte asaj fotografi.

Ata dukeshin të lumtur në kohën që po kalonin së bashku.

Camila është modele e agjencisë IMG Models dhe LA Model Management dhe është një prej emrave më në zë në Amerikë.

 

DiCaprio më parë ka pasur lidhje me Blake Lively, por edhe një tjetër modele, modelen australiane Kendal Lee Schulere Gisele Bundchen.

Bie në sy fakti se asnjëra nga të dashurat me të cilat ka pasur lidhje gjatë jetës aktori, nuk i kalonte 25 vitet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas bjondeve, një brune…

DiCaprio i jep fund beqarisë?!

‘Killers of the Flower Moon’

Ribashkohet Leo DiCaprio dhe Martin Scorsese!