MENU
klinika

Gjithçka e lënë me shkrim dore

Zbulohen tre testamentet e Aretha Franklin

22.05.2019 - 16:19

Tre testamente të shkruara me dorë janë gjetur në shtëpinë Aretha Franklin, disa muaj pas vdekjes së “Mbretëreshës së muzikës Soul”.

Franklin ndërroi jetë nga kanceri i pankreasit në muajin gusht dhe anëtarët e familjes thanë në atë kohë se ajo nuk kishte lënë asnjë testament.

Por tri dokumente u gjetën këtë muaj, dy prej të cilave të vitit 2010.Testamentet u gjetën në një dollap të mbyllur me çelës.

Njëri prej testamenteve ,ai i muajit mars 2014, ishte fshehur në jastëkët e divanëve të sallonit , sipas raportimit të bërë nga avokati David Bennett.

Në testamentin, që ishte shkruar brenda një fletoreje spirale, këngëtarja i linte pasurinë familjes së saj.

Disa nga shkrimet janë shumë të vështira për t’u deshifruar dhe të katër faqet kanë fjalë të gërvishtura.

 

Bennett, i cili ka qenë avokati i Franklin për më shumë se 40 vjet, paraqiti në gjykatë testamentet të hënën. Ai i tha gjykatësit se nuk është i sigurt nëse janë ligjorë nën ligjin e Miçigan.

Në një deklaratë thuhet se dy nga djemtë e Franklin nuk janë dakord me testamentet. Seanca gjyqësore është përcaktuar më 12 qershor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shuhet diva e muzikës soul

Lamtumirë Aretha Franklin!

Pjesëmarrës Michelle dhe Barack Obama

Aretha Franklin, lamtumira në 31 gusht

“Mbretëresha” e muzikës soul

Lamtumirë Aretha Franklin!