MENU
klinika

Priten dy hite brenda këtij viti

Zbulohet emri me të cilin Rita Ora bashkëpunon

28.05.2019 - 15:25

Mediat e huaja raportojnë se ylli i muzikës pop ka regjistruar në fshehtësi  dy këngë me reperin Sean Paul. Njëra prej këngëve titullohet “Call On Me” dhe pritet të publikohet këtë vit.

Sipas Daily Star Online në prapaskenat e Radio 1’s Big Weekend, Sean Paul tha: “Po punoj me Rita Orën për disa këngë. Po vendosim cilën të publikojmë. Janë dy këngë, por mua më pëlqen njëra më shumë.”

Ndërsa zbuloi edhe detaje nga kënga: “Do mundohemi ta publikojmë së shpejti. Titullohet ‘Call On Me’, ndërsa zbuloi edhe pak nga tematika qërajton, “Flet për momentin kur ti i telefonon familjes apo miqve tuaj dhe ata janëgjithmonë aty për ty”.

Mbrëmjen e së premtes Rita Ora  i befasoi të gjithë pasi solli në skenë Sean Paul gjatë debutimit të saj në O2 Arena në Londër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN