MENU
klinika

"Aleanca për Shqipërinë Evropiane"

Zgjedhjet e 30 qershorit, regjistrohet në KQZ koalicioni i majtë

07.05.2019 - 13:54

Për zgjedhjet e 30 qershorit, në KQZ është regjistruar koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”.

Koalicioni i majtë përbëhet nga Partia Socialiste dhe 21 parti aleate.

2 muaj para zgjedhjeve të 30 qershorit, Partia Socialiste nënshkroi koalicionin ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’ me 21 partitë aleate.

Koalicioni i majtë u premton partive aleate mbrojtje të votës.

Gramoz Ruci, duke folur gjate punimeve te seances parlamentare ne te cilen ai eshte votuar si Kryetari i Kuvendit te Shqiperise./r/n/r/nGramoz Ruci, speaks during a parliamentary sessions in which he is elected the new Speaker of the Albanian Parliament.

Në dokument thuhet se partitë nënshkruese të këtij dokumente formojnë me vullnet të plotë politik Koalicionin Zgjedhor “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe se objektivi i Koalicionit është fitorja e zgjedhjeve administrative të 30 qershorit 2019.

Po kështu theksohet se Dhuna mbi zgjedhjet dhe përsëritje e skenarëve të vitit ’96 mbi vullnetin e zgjedhësve nuk do të tolerohet jo vetëm nga qytetarët dhe organet shtetërore, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar.