MENU
klinika

"Askush të mos..."

Zgjedhjet/ Lleshaj apel policisë dhe bën një paralajmërim

09.05.2019 - 10:42

Gjatë mbledhjes së sotme me anëtarët e Task Forcës Qendrore, prefektë, drejtorë të policisë, kufirit dhe përfaqësues nga Task Forca Vendore, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u ka dhënë mesazhe të qarta dhe u bëri thirrje që të jeë të palëkundur në detyrën e tyre për mbrojtjen dhe garantimin e së drejtës së shqiptarëve.

Konkretisht, Lleshaj u ndal tek zgjedhjet që po afrojnë.

Ai tha se duhet të garantohet mjedis i sigurtë për zgjedhje dhe se çdo drejtues dhe polic duhet të jetë i angazhuar dhe i motivuar që procesi të zhvillohet siç duhet.

Duhet të garantohet mjedis i sigurt për zgjedhje, cdo drejtues dhe polic të jetë i angazhuar dhe motivuar që procesi të zhvillohet sic duhet.

Roli i tyre është jashtë e përtej palëve, asnjë peshë politike, eshtë e ndaluar cdo përfshirje politike e cdo punonjësi të policisë.

Detyra e vetme është të sigurojë mjedis të sigurt dhe detyrat specifike për zhvillimin normal të fushatës sa i takon sigurisë”- tha Lleshaj.

Sipas tij, ‘policia është aty për detyrën e saj si strukturë e shtetit jo e partive, e papërfshirë me partitë por shumë e qartë dhe e vendosur që ligji të mbizotërojë në cdo skaj të vendit dhe askush të mos ketë mundësi të interferojë në një proces që i takon shqiptarëve’.

Zgjedhjet si institucion qëndrojnë mbi kryeministrin, presidentin, ministrin, e këdo.

Zgjedhja si institucion është mbi këdo dhe askush nuk duhet të ketë shans që të mendoje apo veprojë kundër integritetit të një procesi që është thelbi i demokracisë dhe kushtetutës së vendit”, përfundoi ministri i Brendshem.