MENU

"Kush saboton votimin..."

Lleshaj “ultimatum” nga Korça

17.05.2019 - 12:17

Teksa ndodhet në Korçë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

Lleshaj tha se zgjedhjet do të mbahen dhe gjatë fjalës së tij nënvizoi përgjegjësitë e policisë për këtë proces.

Ndër të tjera Lleshaj theksoi se kush do sabotojë votimin do të japë llogari para ligjit.

Qeveria është e angazhuar për të garantuar të drejtën e votës.

Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Ministria e Brendshme është një prej instrumenteve që garanton zgjedhjet.

Lista e zgjedhësve dhe mjedisi i sigurt, janë detyrat e dikasterit tonë. Zgjedhjet bëhen në prag të vendimmarrjeve historike.

Duhet të garantojmë që Shqipëria është një vend i pjekur për të hapur negociatat.

Zgjedhjet duhet të zhvillohen me parametrat e kërkuar. Policia duhet të kujdeset për infrastrukturën e sigurisë.

Kush cenon të drejtën e votës, të jetë nën kujdesin ligjor të policisë që asgjë të mos mbetet pa ndëshkuar.

Kam bindje që nuk do ketë raste. Kush saboton votimin të japë llogari para ligjit”, deklaroi Lleshaj.