MENU
klinika

Shkaku

Zi në futbollin Shqiptar/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i Kamzës

03.05.2019 - 18:18

Një ngjarje e trishtë preku futbollin shqiptar ditën e sotme.

Ish-trajneri i Kamzës, Edmond Dule u nda nga jeta pas një ataku në zemër.

Dule ka dhënë një kontribut të çmuar në futbollin shqiptar, veçanërisht në sezonin 2006-2007.

Ai arriti të ngjiste skuadrën e Kamzës (që njihej si Dajti) në Kategorinë e Parë, edhe pse e mori në vendin e 9-të.

Në atë kohë, të githë ishin skeptikë se klubi do të dilte në vendin e parë, por të besuarit e Dule e mbyllën fazën e dytë me pikë të plota, duke korrur 11 fitore.

Fatkeqësisht, Edmond Dule ndërron jetë që në moshën 60-vjeçare në mënyrë të papritur.