MENU
klinika

9 vite me "Los Blancos"

Zi në Madrid/ Ndahet nga jeta portieri legjendar i Realit

06.05.2019 - 19:47

Ish-portieri legjendar i Real Madrid, Andres Avelino Junquera është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

I lindur në vitin 1946 në Asturias të Spanjës, Junquera e nisi karrierën me skuadrën e Langero, ku më pas kaloi në Madrid

Junquera ka mbrojtur portën e Realit nga viti 1966 deri në vitin 1975 duke fituar edhe 8 trofe, 5 tituj të La Ligas dhe 3 Copa del Rey.

Në vitin e tij të dytë me fanellën e “Los Blancos”, që përkon me sezonin 1967-68, spanjolli fitoi çmimin “Zamora”, një vlerësim për portierin më të mirë të sezonit.

 Pas viteve të lavdishme në Madrid, Junquera e mbylli karrierën e tij futbollistike në radhët e Zaragozës.