MENU
klinika

Deklarata e klubit

Zyrtare: Inter shkarkon Spalletin!

30.05.2019 - 12:29

Interi ka vendosur zyrtarisht të shkëpusë bashkëpunimin me trajnerin Luciano Spalleti pas dy sezonesh.

Javët e ardhshme Marotta do të diskutojë me teknikun toskan, prishjen e kontratës që i skadon në vitin 2021.

Në komunikimin e shkurtër shkruhej:

“Klubi falënderon teknikun për punën e zhvilluar dhe për rrugëtimin e përmbushur së bashku.”

Tani nuk ka më dyshime dhe Antonio Conte do të nisë punën si trajner i ri i Interit, dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë brenda 24 orëve.

Ditën e shtunë, Conte do të jetë me Marottan në “Wanda Metropolitano” për të ndjekur finalen e Champions League.