Landi dhe Damiani u takuan për herë të parë në fillim të vitit shkollor në shtator 2018.
Mësuesi tha se e kuptoi menjëherë se djali ishte i veçantë.
“Ai është i sjellshëm dhe jashtëzakonisht i zgjuar”, tha Landi. Por ai po përballet me shumë sfida.
Kur ishte 8 vjeç, veshkat e Damianit dështuan dhe ai filloi dializën.
Ai ka kaluar nëpër shumë qëndra për kujdes të vecantë gjatë viteve. Kjo paqëndrueshmëri e kishte mbajtur atë jashtë listës për të marrë dhurimin e veshkave; jeta e tij “shëtitëse” ngriti rrezikun e dështimit të transplantit.
“Që nga diagnoza e tij, ai ka jetuar në spital, një qëndrim zgjati një vit, të tjerët ishin për disa muaj, që ishte rezultat i mungesës së vendosjes së përshtatshme”, tregon Landi.
Çdo kujdestar duhet të trajnohet për të përmbushur nevojat e Damianit. Djali shpenzon më shumë se 12 orë çdo ditë lidhur me një makinë dializë në shtëpi dhe ka një dietë kufizuese.
Me kalimin e kohës, ndjeva një thirrje për t’u angazhuar me të, nuk mund të mos e bëja.
Në dhjetor, Landi filloi trajnimin për t’u kujdesur për Damianin, do të bëhej kujdestari i tij personal.
Damiani ishte i shqetësuar se do të duhej të bënte shumë detyra shtëpie-tregon mësuesi duke qeshur, por është një lëndë që Damiani e pëlqen.
“Do të jem mësuesi i tij edhe për një vit tjetër para se të shkoj në shkollën e mesme”, tha ai.
Të dy ndajnë një dashuri për ushqimin dhe pëlqejnë të gatuajnë së bashku, por me problemet e veshkave, djali nuk mund të hajë shumë nga krijimet e tyre.
“Gjëja e tij e preferuar për të gatuar është ushqim deti”, tha Landi.
“Shpresojmë që së shpejti ai do të jetë në gjendje të hajë gjithcka.”
Landi dhe Damiani po përshtaten me jetën e tyre të re së bashku pas më shumë se tre muajsh.
“Për shkak të kufizimeve dietike të djalit, faturat e ushqimit janë të larta. Është më e shtrenjtë se sa e kisha parashikuar të argëtosh një 13-vjeçar,” tha ai.
Landi del herët nga puna dy herë në javë për të marrë Damianin për takimet me mjekun.
“Mbështetja e komunitetit tim shkollor ka qenë e mrekullueshme”, tha ai.
“Nuk na bën të ndihemi vetëm në këtë proces. Është e mrekullueshme, të gjithë më ndihmojnë”.
Landi është i vendosur të mos e lërë Damianin.
Ai tha se prioritetet e tij janë për të siguruar stabilitet dhe për të ndihmuar djalin të marrë veshkë. Ai duhet të bëjë patjetër transplantin.