MENU
klinika

Festa e Torontos

2 milionë fansa në rrugë dhe të shtëna me armë!

18.06.2019 - 19:19

Gati 2 milionë tifozë kanë mbushur rrugët e Toronto për të festuar titullin e parë kampion në NBA të skuadrës së Toronto Raptors.

Skuadra kanadeze mposhti në finalet play off Golden State Warriors 4-2 me ndeshje pak ditë më parë. Një lumë njerëzish që kanë mbushur rrugët e qytetit dhe jo vetëm, me tifozët që kanë vërshuar për të përshëndetur idhujt e tyre.

Gjithsesi, kjo ditë feste rrezikoi të kthehej në tragjedi, pikërisht në momentin që lojtarët ishin në skenë për fjalimet e tyre.

Dy të shtëna kanë krijuar pani te njerëzit. Policia ka vënë menjëherë rregull, por mediat kanadeze deklarojnë për dy të plagosur rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që, dy persona janë arrestuar si dhe janë sekuestruar dy pistoleta.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin para Bashkisë dhe rrezikoi të kthehej në një tragjedi. Gjithashtu, organizatorët e kësaj parade nuk i kishin marrë të gjitha masat dhe shpesh janë vërejtur probleme dhe vonesa, duke krijuar edhe pakënaqësi te tifozët.