MENU
klinika

Deklarata

“28-vjetori i PS”/ Balla uron socialistët, mesazh për 30 qershorin

12.06.2019 - 10:50

Ditën e sotme shënohet 28-vjetori i krijimit të Partisë Socialiste.

Në kuadër të kësaj dite, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka dalë me një urim për të gjithë socialistët.

Teksa e cilëson forcën politike më të besueshme, Balla nuk lë pa përmendur edhe 30 qershorin, ndonëse kjo datë është shfuqizuar nga presidenti Ilir Meta si ditë ku do të mbaheshin zgjedhjet lokale.

Komenti i plotë:

kolana e librave

Gëzuar ditëlindjen e 28-të Partisë Socialiste? të Shqipërisë??, forcës më të madhe politike të shqiptarëve, e cila sot drejton Shqipërinë tonë në përpjekjen europeiste për të ndërtuar dhe forcuar shtetin modern të së drejtës, sundimin e ligjit dhe parimet e mirëqenies sociale.

Partia Socialiste e Shqipërisë është sot forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë në angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator.

Sot teksa afron 30 Qershori i Zgjedhjeve Vendore, konfirmohet qartë se misioni historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar.

Urime të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste!