MENU
klinika

LeBron bën merkaton

3 yjet që pritet të vijnë te ‘Lakers’

23.06.2019 - 13:56

LeBron James gjithnjë e më shumë është përfshirë në merkaton e Lakers. Skuadra kaliforniane, pasi siguroi shërbimet e qendrës Anthony Davis është duke punuar për të sjellë në Los Anxhelos edhe 3 yje të tjerë.

Bëhet fjalë për Klay Thompson (Golden State, por i dëmtuar deri në fund të vitit), Damian Lillard (Portland) dhe Chris Paul (Houston).

Basketbollistë me të cilët “King James” synon të ndërtojë ekipin e së ardhmes, duke synuar titullin kampion që sezonin e ardhshëm, pas dështimit të këtij viti. Gjithsesi, pavarësisht dëshirës së James asgjë nuk është e garantuar, pasi lojtarët janë ende nën kontratë dhe vetëm më 1 korrik do të mësohet nëse do të jenë “free agent” apo jo.

Lakers po sakrifikon shumë të rinj, që po i përdor në shkëmbime për të sjellë në Los Anxhelos disa nga yjet e NBA-së. Kjo strategji nesër mund të kthehet në një boomerang. Gjithsesi, LeBron nuk ka kohë, ndaj po mendon të përforcojë ekipin aktual, që të duelojë për titullin aq të dëshiruar te tifozeria e Lakers.