MENU
klinika

"30 Qershori një kufi i qartë"/

Rama: Meta, nul nga ligji e turp nga morali!

09.06.2019 - 17:11

Kryeministri Edi Rama në kuadër të çeljes së fushatës elektorale të PS u ndal sot në Dibër.

Rama u shpreh se rruga e Arbrit do përfundojë plotësisht në pranverën e vitit 2021.

“Shumë faleminderit për këtë pritje entuziaste, edhe për mbështetjen e madhe që duke ardhur këtu megjithëse ora nuk ishte e përshtathsme temperatura ishte e lartë.

Përpara se të vinim këtu bëmë një vizitë në kantierin e Rrugës së Arbrit dhe më behet qejfi se ndryshe nga politikanëet që kanë ardhur këtu për t’ju kërkuar votat, unë sot ju them dhe jam këtu se rruga e Arbërit po bëhet dhe deri në pranverën e vitit 2021 do bëhet.

Më lejoni që po këtu duke qenë i bindur se me Dionisin, kemi bërë një zgjedhje të duhur për t’ju dhënë një shtysë.” -tha Rama.

Kryeministri është shprehur edhe një herë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

“Dhe jam i bindur se mbi atë bazë që është krijuar ne do bëjmë akoma më tepër me Dionisin dhe gjithë skuadrën. Natyrisht, nuk kemi ardhur këtu për t’ju thënë se kemi bërë mrekulli.

Kemi bërë edhe gabime, padiskutim. Një gjë është e sigurtë që kemi punuar me shumë dashuri për Shqipërinë. Jam i bindur se 30 qershori do ishte dita e një fitoreje absolute me kundërshtarët tonë.

Ne me 30 qershor do vendosim një kufi të qartë. Ata ikën nga parlamenti ia dogjën mandatet që ia dhënë njerëzit, për të ofruar një alternativë tjetër. Ikën jo për njerëzit por për hesapin e tyre.”-tha Rama.

Kryeministri përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij, se Presidenti Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë.

Rama tha se vendimi i Presidentit Meta është nul nga ana ligjore dhe një turp nga ana morale.