MENU
klinika

Industria globale

8 vendet e BE, që do të jenë qendra të super-kompjuterëve

20.06.2019 - 15:55

Bashkimi Europian ka prezantuar tetë shtetet në Europë të cilat do të shërbejnë si qendra të superkompjuterëve, të parët e këtij lloji në kontinentin e vjetër.

Europa synon të shndërrohet në një “parajsë” të superkompjuterëve, me rreth një miliardë dollarë investime.

Vendet të cilat do të jenë pritëse të këtyre kompjuterëve janë qytetet Sofja (Bullgari), Ostrava (Çeki), Kajaani (Finlandë), Bolonja (Itali), Bisen (Luksemburg), Minho (Portugali), Maribor (Slloveni) dhe Barcelona (Spanjë).

“Këto qytete paraqesin një burim strategjik për të ardhmen e industrisë europiane, njëkohësisht do të na ndihmojnë të përparojmë në teknologjitë e së ardhmes, siç janë interneti, inteligjenca artificiale, robotika dhe analitika e të dhënave”, tha Andrus Ansip, zëvendëspresident i Komisionit Europian për Tregun Unik Dixhital.

Industria globale e superkompjuterimit aktualisht dominohet nga SHBA-të dhe Kina.

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!