Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të familjeve që janë pronare të shtëpive ku jetojnë në Europë.
Ndërsa në rajon ajo qëndron e para. Në total 90.2% e familjeve janë pronare të shtëpisë ku jetojnë, ndërsa 5% jetojnë me qira, sipas INSTAT. Sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat së fundmi, vendi me përqindjen më të lartë të familjeve që e zotërojnë pronën ku jetojnë është Rumania, me 96.8% të familjeve pronare, e ndjekur nga Kroacia me 90.5% dhe Shqipëria me 90.2%.
Krahasuar me vendet e rajonit, si Serbia dhe Maqedonia e Veriut, përqindja e familjeve shqiptare që kanë shtëpinë e tyre në pronësi është më e lartë.
Në Maqedoninë e Veriut vetëm 88.7% zotërojnë shtëpinë, ndërsa në Serbi 82%, sipas Eurostat. Turqia, një tjetër vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE, renditet ndër vendet me përqindjen më të ulët tëfamiljeve që zotërojnë shtëpinë ku jetojnë me 59.1%.
Duke analizuar të dhënat e publikuar nga Eurostat kuptojmëse përqindjen më të lartë të pronarëve të shtëpive e kanëvendet lindore dhe ish-komuniste (shiko grafikun). Në vendet ish-komuniste përqindja e familjeve që zotërojnë shtëpinëvarion nga 78.5% në vende si Çekia në gati 83% në Bullgari, apo 89.7% në Lituani.
Zvicra ka përqindjen më të ulët të familjeve që janë edhe pronarë të shtëpive ku jetojnë.
Sipas të dhënave të Eurostat më pak se gjysma (41.3%) e familjeve janë pronarë të shtëpive të tyre. Pas sa saj renditet Gjermania me 51.4%, Austria me 55%, Danimarka me 62.2%, Franca me 64.4%, Mbretëria e Bashkuar me 65% dhe Suedia me 65.2%.
Të gjitha vendet e sipërpërmendura kanë një përqindje më tëulët se mesatarja e Bashkimit Europian prej 69.3%. Në vendet fqinje si Greqia dhe Italia, përqindja e familjeve që kanë në pronësi shtëpinë ku jetojnë është përkatësisht 73.3 % dhe 72.4%.
Prej 2010-s Eurostat përllogarit se çmimet e shtëpive u rriten me 15%, ndërsa në Eurozonë me 11%. Rritja më e madhe është vënë re në Estoni, Letoni, Austri, Suedi dhe Luksemburg raporton Eurostat.
Por jo në të gjitha vendet e BE-së çmimet e shtëpive kanë qenë në rritje. Italia, Spanja dhe Qipro shënuan rënie të çmimit për të njëjtën periudhë.
Rënia më e madhe u regjistrua në Itali me një ulje prej 17%.