MENU
klinika

Përplasjet

Ademi-Policisë: Nuk mund të përdhunoni qytetarët e Shkodrës!

20.06.2019 - 20:06

Pasi u shpërndanë me gaz lotsjellës nga policia, kryebashkiakja Voltana Ademi së bashku me mbështetësit e saj deklaroi se askush nuk mund ti ndalë qytetarët e Shkodrës të marshojnë në qytetin e tyre për të vërtetën.

“Ne do të protestojmë si qytetarë. Kemi dalë në rrugë për të protestuar dhe marshuar. Askush nuk mund ti ndalojë qytetarët e Shkodrës të bërtasin atë që është e vërteta. Kurrësesi nuk mund të lejojmë që banda kriminale të sundojë qytetin. Për këtë ne jemi të vendosur. Kërkojmë nga Niko Brahimaj, drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit të mos gjuajë mbi njerëzit. Ne do të bërtasim Rama ik! Të mos provokojnë.

Duke folur në sheshin para Kafes së Madhe, aty ku policia ka ngritur kordonin e dytë, Ademi tha se “banda kriminale na ka vjedhur jetën, na ka vjedhur shpirtin. Nëse do ti lejojmë të jeni të sigurt ose jemi të gjithë në burg politik sikurse është Bardh Spahia dhe dhjetëra njerëz të thjeshtë, ose do të marrim arratinë. Do të kemi një eksod të dytë nga gjithë Shqipëria.

Prandaj është emergjecë kombëtare. Jemi këtu për të thënë vetëm të vërtetën. Nuk jeni për të gjuajtur as me gaz lotsjellës, as me helm, asnjë mjet tjetër. Jemi në emergjencë kombëtare dhe në rrezikun më të madh që pas ’44. Kjo qeveria ja ka kaluar edhe Enver Hoxhës. Rama nuk mund të qëndrojë në krye të këtij shteti, kurrësesi nuk do ta lejojmë këtë”

Ademi i bëri thirrje policisë:Ju nuk mund të përdhunoni qytetarët e Shkodrës. Na hodhët gaz lotsjellës,helm, ujë dhe prapë jemi këtu”.

Sakaq pak metra më tej po mbahet takimi elektoral i PS-së, ku i pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama.