MENU
klinika

Qëllimi i tyre

Administrata tatimore, takime në të gjithë vendin

07.06.2019 - 20:47

Në Durrës, Berat, Lezhë, Kukës, Korçë, Elbasan, Tiranë e Sarandë janë zhvilluar takime të zgjeruara informuese dhe ndërgjegjësuese me tatimpagues nga sektori i bar – restoranteve, në kornizën e planit sektorial të Menaxhimit të Riskut.

Në këto takime janë ftuar dhe kanë marrë pjesë tatimpagues që operojnë në këtë sektor, të cilëve Administrata Tatimore u ka dërguar një letër të personalizuar mbi faktorët e riskut që mbart secili në deklarimet e veta.

Qëllimi i zhvillimit të këtyre takimeve është ndërgjegjësimi i tatimpaguesve për të vetëdeklaruar në mënyrë korrekte si dhe nxitja dhe inkurajimi i tyre për të reaguar pozitivisht në përmbushjen e detyrimeve tatimore.

Plani i Menaxhimit të Riskut në sektorin e bar–restoranteve, po zbatohet që prej dy muajsh në të gjithë vendin, duke vendosur një praktikë të re komunikimi të administratës tatimore me tatimpaguesin.

12 mijë subjekte janë informuar në mënyrë të personalizuar, duke u bërë me dije elementët që venë në pah deklarime jo të sakta nga ana e tyre.

Ky plan sektorial i ndërtuar dhe asistuar nga FMN, sjell në Shqipëri praktikën bashkëkohore të trajtimit të riskut, me synim ndërgjegjësimin e tatimpaguesve për të ndryshuar sjellje në mënyrë të qëndrueshme drejt deklarimit real të detyrimeve.

Ndërsa vijon procesi i informimit dhe ndërgjegjësimit, administrata tatimore monitoron reflektimin e ndryshimeve në deklarimet e tatimpaguesve.

Monitorimi i deklarimeve do të vijojë të bëhet automatikisht nga sistemi kompjuterik, i cili filtron të dhënat mbi bazën e analizës së riskut. Kjo praktikë përjashton çdo mundësi manipulimi apo keqpërdorimi të tagreve ligjore të punonjësve të administratës tatimore.

DPT njoftim të rëndësishëm për tatimpaguesit
DPT njoftim të rëndësishëm për tatimpaguesit

Qëllimi ynë në këtë fazë nuk është të penalizojmë, por të bindim tatimpaguesit përmes fakteve, që ata vetë të ndërgjegjësohen dhe të pasqyrojnë me vërtetësi aktivitetin e tyre.

Takimet do të vijojnë edhe në Drejtoritë e tjera rajonale në ditët në vijim, ndërsa ftojmë tatimpaguesit që për çdo sqarim dhe asistencë që mund të kenë nevojë, të na kontaktojnë në numrin e gjelbër 0800 14 14 ( 8:00 – 16:30, nga e Hëna në të Enjte, dhe 08.00-14:00 ditën e Premte), apo pranë çdo sporteli shërbimi të tatimeve, më pranë tyre.