MENU
klinika

Italiani pranë 'zbarkimit' në Torino

Akord për largimin/ Ja kush e zëvendëson Sarrin!

14.06.2019 - 22:40

Maurizio Sarri është gjithnjë e më pranë Juventusit, pasi një udhëtim në Londër i Drejtorit Sportiv të bardhezinjve, Fabio Paratici, ka bërë që të zgjidhen edhe detajet e fundit me Chelsean.

Kështu sipas mediave italiane, Paratici ka rënë dakord me drejtuesit londinezë, që të paguajë një shumë më të ulët se 6 milionë euro, për prishjen e kontratës së Sarrit, e cila do të ndahet në një pagesë të menjëhershme dhe një tjetër në lidhje me objektivat që trajneri do të arrijë.

Ish tekniku i Napolit pritet të mbërrijë që sot në zyrat e klubit anglez, për të firmosur edhe divorcin zyrtar, pas vetëm një sezoni, ndërsa në fillim të javës së ardhshme pritet të bëjë edhe prezantimin zyrtar në stolin e Juventusit.

Në aventurën e tij në stolin bardhezi, Sarri do të ndihmohet nga Giovanni Martuscielo, një njeri të cilin e ka pasur ndihmës edhe te Empoli, ndërsa në dy vitet e fundit ka qenë ndihmës i Luciano Spallettit te Interi.

Por, paralelisht, Chelsea po përpiqet të gjejë pasuesin e ish-teknikut të Napolit.  Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze, emri i lakuar ose i përzgjedhur është Frank Lampard, trajneri i Derby County.

Problemi është se klubi i Championship kërkon 5 mln euro për të liruar trajnerin që të kthehet në “Stamford Bridge”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN