MENU
klinika

Video

Alex Rodriguez: E parandjeja lidhjen me Jennifer

05.06.2019 - 16:31

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez cilësohen si një nga çiftet më të bukura të showbiz-it dhe duket se ata kanë qenë të destinuar për të qenë me njëri-tjetrin.

Së fundmi Alex ka publikuar një video të tijën të xhiruar në vitin 1998, në të cilën ai tregon se Jennifer është vajza e ëndrrave të tij.

Në atë kohë ai ka qenë 23 vjeç dhe pjesë e skuadrës së bejsbollit “New York Yankees”.

Në videon e publikuar dëgjohet teksa një intervistues e pyet si do të ishte takimi romantik i ëndrrave të Alex Rodriguez.

Pa asnjë hezitim ai është përgjigjur: “Jennifer Lopez, shpresoj që ju të më mundësoni një takim me të”. Përkrah videos Alex ka shkruar me shaka: “Kisha një ndjenjë”.