MENU
klinika

Projekti

AMF, udhëzuesi për sigurimet gjithëpërfshirëse

10.06.2019 - 20:30

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zhvilloi në datat 3-7 qershor 2019 një projekt për të rritur kapacitetet e tij mbikëqyrëse dhe rregullatore për mikrosigurimet.

Projekti u financua nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe me asistencën teknike të ekspertit z. Peter Wrede nga Shërbimi Vullnetar i Korpusit Financiar, FSVC.

Gjatë projektit, specialistë dhe drejtues drejtorive të ndryshme në AMF, diskutuan me ekspertin e huaj mbi konceptet kryesore të mikrosigurimeve, këndvështrimin aktuarial të tyre, rolin e inovacioneve teknologjike në shpërndarjen dhe promovimin e produkteve të reja në tregun e sigurimeve, si edhe mbikëqyrjen më efektive të tyre. Eksperti Z. Wrede ka një përvojë të gjatë në tregun e sigurimeve dhe të shtrirë në disa vende si në Gjermaninë e më pas në vende të Azisë dhe Afrikës.

Prej vitit 2012 ai është pjesë e projekteve të Bankës Botërore. Ai zhvilloi takime edhe me shoqëritë e sigurimeve që veprojnë në vend për të njohur tregun dhe për të parë mundësitë që ato kanë për shërbime dhe produkte të reja për konsumatorin.

Takime u zhvilluan me përfaqësues të sektorit bujqësor dhe agropërpunues, si degë të mundshme ku mund të përfshihen mikrosigurimet.

Bazuar në kushtet aktuale të tregut të sigurimeve dhe mundësisë së shtrirjes së tyre, gjatë projektit u diskutua si pjesë e rëndësishme kombinimi i mbikëqyrjes efektive me mbrojtjen e konsumatorit në sigurime.

Projekti synon krijimin edhe të një udhëzuesi për zhvillimin e sigurimeve gjithëpërfshirëse në Shqipëri, si mundësi për zgjerimin e tregut të sigurimeve dhe në zbatim të Strategjisë për zhvillimin e AMF-së dhe tregjeve nën mbikëqyrje 2018-2022. AMF e ka në qendër të vëmendjes zgjerimin e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorëve në sigurime.

Ky projekt është në vazhdim të punës së mëparshme të AMF-së për nxitjen e mikrosigurimeve në kuadër të projektit zhvilluar me mbështetjen e A2i.

Sfidat që janë përballur dhe si ka përfituar ekonomia

Potenciali i rikthimit të emigrantëve, por a është gati Shqipëria?

“Do të rishihet mosha e daljes në pension”

Rama: Kur dhe sa do të rritet bonusi i fundvitit për të moshuarit

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën monitorim tregun

Çfarë po ndodh me çmimin e bukës?

Tarifa marramendëse tregtie dhe “shumëfishimi” i Brexit

Evropa përgatitet për një epokë të re pas 5 nëntorit