MENU
klinika

Rrëfehet këngëtarja!

Anxhela Peristeri, prezantuese lajmesh?

24.06.2019 - 14:53

Jemi mësuar gjithnjë ta shohim teksa shkëlqen në skenë kur këndon, por mesa duket nuk paska qenë vetëm kënga pasioni i saj. 

Ajo ka provuar të prezantojë lajmet por nuk e zgjodhën.

Anxhela Peristeri rrëfeu për periudhën kur të bëhej këngëtare ishte për të vetëm një ëndërr, dhe kushtet ekonomike nuk ia lejonin të paguante për të bërë muzikë.

“Meqë ekonomia nuk ishte e duhura, provova njëherë veten tek lajmet, pastaj shkova tek Miss-i, dhe në emisione për prezantuese. Si përfundim, nuk e fitova audicionin.”

Anxhela mori pjesë tek Festivali i Zërave të Rinj në Korçë me këngën e Elsa Lilës, “Vetëm një Fjalë”.

Ajo tregoi se atë ditë, ishte aq e ngjirrur sa vendosi të mos shkonte. Megjithatë, babai dhe Kostika Tanto, drejtues i festivalit, i kërkoi të merrte pjesë me se s’bën.

Kështu, ajo shkoi të konkurronte dhe fitoi vendin e parë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN