MENU
klinika

Dorëzohet De Laurentis!

Arrihet marrëveshja/ Hysaj largohet nga Napoli!

21.06.2019 - 20:50

Është arritur më në fund marrëveshja mes Atletico Madridit dhe Napolit për Elseid Hysajn.

Mbrojtësi shqiptar do të largohet përfundimisht nga Napoli dhe karrierën do ta vazhdoj në La Liga.

Eksperti i tregut të transferimeve në Itali, Alfredo Pedulla ka raportuar se Atletico Madrid ka bërë ofertën përfundimtare prej 20 milionë euro në drejtim të Napolit dhe klubi italian e ka pranuar këtë.

Vetë futbollisti shqiptar ishte duke pritur një kalim te Juventusi për t’iu bashkuar trajnerit Maurizio Sarri, por oferta nga kampionët e Italisë nuk ka ardhur.

Madrilenët kanë liruar mbrojtësin veteran Juanfran, ndërsa meksikani Arias nuk ka bindur dhe Hysaj është i përzgjedhuri i Simeone.

25-vjeçari shkodran do të jetë transferimi më i shtrenjtë në karrierën e tij, pasi në vitin 2015 iu bashkua Napolit për vetëm 5 milionë euro nga Empoli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agjenti italian 'hedh bombën'

“Hysaj tek Juventus, bashkë me Sarrin”

25-vjeçari 'me valixhe në duar'

Hysaj drejt Premier League!