MENU

New York Times

Asnjë marrëveshje nuk e shpëton dot Trumpin nga emigrantët

10.06.2019 - 17:50

Trump arriti një marrëveshje me Meksikën të premten, sipas një Deklarate të Përbashkët të Shteteve të Bashkuara me Meksikën, vendi ra dakord të “ndërmarrë hapa të pashembullt për të të frenuar migrimin e parregullt” . Temat kryesore të bisedimeve ishin amerikanët qendrorë që shkonin në veri, por nuk kishin përfaqësim.

Sipas marrëveshjes, Meksika do të ndëshkojë edhe më shumë të varfrit që kalojne kufirin jugor. Por kjo nuk do të zgjidhë krizën e refugjatëve në Amerikën Latine.

Meksika ka premtuar një rritje të policisë së militarizuar e dedikuar për ndalimin e emigrantëve që synojnë të kalojnë kufirin e saj jugor. Ajo gjithashtu ka formalizuar një marrëveshje për të strehuar ata që kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara ndërsa ata presin që kërkesat e tyre të shqyrtohen.

Shumë njerëz u lehtësuan pasi dëgjuan lajmin e së premtes sepse, sipas marrëveshjes, tarifat e Shteteve të Bashkuara për produktet meksikane nuk do të rriteshin.

Është e paqartë saktësisht se sa shpejt do të zbatohet marrëveshja, por ajo që është e sigurt është se Meksika përballet me dy sfida kolosale.

Për më tepër, Trump mund të rikthejë kërcënimin për të vendosur tarifat në mallrat meksikane në çdo kohë. Nëse kjo ndodh, do të destabilizonte më tej një rajon tashmë të paqëndrueshëm.

Duke intervistuar dhjetëra emigrantë që vijnë në Meksikë gjatë muajve të fundit, kam dëgjuar për brutalitetin që i bën ata të ikin.

Pasi Presidenti Andrés Manuel López Obrador mori pushtetin në dhjetor, ai premtoi viza humanitare dhe punonte për ata që erdhën, por pastaj nisi arrestime masive dhe dëbime. Në prill, Meksika arrestoi më shumë se 20,000 emigrantë pa dokumente. Sipas marrëveshjes së re, ajo do të përpiqet të ndalojë shumë më tepër.

Emigrantët në kufirin SHBA-Meksikë

Më shumë ndihmë për komunitetet, veçanërisht për organizatat e pavarura që punojnë për të ndaluar dhunën dhe për të mbrojtur të prekurit, do të kishin më shumë gjasa të parandalonin largimin e njerëzve. Dhe do të ishte më e lirë se mbajtja e refugjatëve në kushte të mjeruara.

Vendosja e tarifave për mallrat meksikane është zgjidhja më e keqe e të gjithëve.

Nëse Meksika do të futej në recesion, do të kishte edhe më pak fuqi për t’u marrë me emigrantët dhe refugjatët.

Presidenti Trump gabimisht beson se Amerika mund të bëhet më e fortë përmes kërcënimeve dhe ngacmimeve. Por sa më e varfër dhe më e paqëndrueshme bëhet situate në jug të Rio Grande, aq më i madh është problemi për Shtetet e Bashkuara.

Ioan Grillo

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


SHBA tenda për emigrantët

Trump: I trajtojmë si në Disneyland