MENU
klinika

Katalanasit triumfojnë në merkato

Barcelona ‘fik’ PSG/ Zyrtarizon ish-lojtarin e Juventus!

23.06.2019 - 20:28

Barcelona është afër arritjes së marrëveshjes me Norberto Murara, i njohur ndryshe me emrin Neto.

Katalanasit, sipas “Mundo Deportivo”, kanë parakaluar PSG-në në garën për portierin e Valencia-s, që Thomas Tuchel e kërkon për të zëvendësuar Gianluigi Buffon.

Braziliani 29-vjeçar, ish-lojtar i Fiorentina-s dhe Juventus-it, vjen nga një sezon shumë pozitiv, gjatë të cilit ka luajtur 34 ndeshje në kampionat dhe 5 në Europa League.

Ai ndodhet me pushime në Brazil aktualisht, por në orët e ardhshme duhet të zhvillojë vizitat mjekësore dhe të nënshkruajë për katër sezone me Barcelona-n.

Me përjashtim të befasive, spanjollët duhet ta zyrtarizojnë lojtarin të martën.