MENU
klinika

Çfarë biseduan?

Basha takim “kokë më kokë” me drejtuesen e Misionit të ODHIR

26.06.2019 - 12:24

Në zyrën e kryedemokratit Basha ka ‘zbarkuar’ sot drejtuesja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR Audry Glover.

Në selinë blu, Glover dhe Basha kanë zhvilluar një takim rreth 60 minutësh.

Mësohet se në fokus të këtij takimi ka qenë situata politik dhe zgjedhjet e 30 qershorit.

Kujtojmë se dy ditë më parë Glover zhvilloi një takim rreth 1-orësh me kryeministrin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, në selinë e PS.

Po kështu shefja e misionit të OSBE/ODIHR pati një takim edhe me kreun e KQZ Klement Zguri, ndërsa më pas pati edhe një konferencë për mediat.

Glover, tha se misioni i OSBE-ODHIR do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, një vëzhgim teknik të procesit, ndërsa theksoi se nuk i ka ndodhur asnjëherë të vëzhgojë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë.