MENU
klinika

Zgjedhjet

Basha thyen heshtjen: Të tronditur nga mosreagimi i ndërkombëtarëve!

30.06.2019 - 17:37

Në një intervistë për A Jazeera, kryedemokrati Basha ka thyer heshtjen sot në ditën e votimeve.

Basha shprehet se Shqipëria është e tronditur nga mosreagimi i ndërkombëtarëve ndaj përgjimeve të publikuara nga BILD.

Ndërsa shprehet më tej se situata aktuale është e rrezikshme dhe mund të çojë në trazira të shumta.

Shqipëria është e tronditur nga mosreagimi i ndërkombëtarëve për provat që lidhin Ramën me krimin e organizuar përmes së cilëve ai rifitoi pushtetin në vitin 2017.


Kjo është një situatë e rrezikshme, që çon në trazira civile, trazira sociale, nëse nuk ka një dënim të qartë të farsës e cila tashmë ka ndodhur” – shprehet Lulzim Basha për Al Jazeera.

Kronika e Al Jazeera është realizuar në qendrën e votimit në Shkollën e Mesme Ibrahim Rugova në Kamëz.

“E vetmja gjë që mund të më lëvizë nga zyra, është vota e njerëzve dhe jo vendimi i një partie politike. Ne nuk jemi në Korenë e Veriut dhe nuk jemi më në komunizëm. Unë nuk do të njoh këto zgjedhje”-shprehet kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu për gazetarin e Al Jazeera.