Një sërë bashkish në vend kanë nisur të zbatojnë dekretin e presidentit Ilir Meta për shtyrje të zgjedhjeve.
Bashkitë që i janë bashkuar kësaj iniciative janë kryesisht ata të drejtuara nga të djathtët.
Një nga bashkitë që i janë bashkëngjitur kësaj iniciative është edhe Bashkia Selenicë.
Sipas informacioneve, kjo bashki kërkon lirim të ambienteve të KZAZ.
Bëhet me dije se Bashkia e Selenicës ka dhënë urdhër për lirimin e ambienteve të KZAZ numër 85 dhe heqjen e listave të zgjedhësve.
Bashkitë e drejtuara nga Partia Demokratike i janë drejtuar përmes një shkrese Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes së cilës kërkojnë zbatimin e dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.