Kreu i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu dhe kreu i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani kanë nisur zbatimin e dekretit të Presidentit Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.
Përmes një kërkese zyrtare ata i janë drejtuar KQZ duke i kërkuar lirimin e ambjenteve të zëna për zhvillimin e zgjedhjeve.
Bashkim Shehu, kreu i Bashkisë Kukës ka kërkuar nga KQZ lirimin e ambienteve të pallatit të kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës, ku është vendosur KZAZ-ja numër 11.
Kryebashkiaku kërkon gjithashtu lirimin e menjëhershëm të ambienteve të palestrës sportive të shkollës së mesme “Havzi Nela”.
“Gjithashtu kërkojmë heqjen e listave të përditësuara të zgjedhjeve të publikuar dhe afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe para universitare me administrim dhe pronësi të bashkisë së Kukësit”, thuhet në kërkesën e Shehut drejtuar KQZ-së.