MENU

NBA publikon më të mirët

Basketbollisti grek shpallet MVP i sezonit!

25.06.2019 - 17:49

Basketbollisti grek Giannis Antetokounmpo fitoi sot trofeun MVP të sezonit të rregullt në NBA.

Lojtari i Milwaukee Bucks mundi në këtë garë James Harden të Houston dhe Paul George të Oklahoma. Juria e përbërë nga 100 gazetarë si dhe votimi i ardhur nga fansat përzgjodhën gjigantin grek në një ceremoni të zhvilluar në Los Angelos.

Ai është njeriu që udhëhoqi Milwaukee në vendin e parë të renditjes në përfundim të sezonit të rregullt.

Antetokounmpo e mbylli sezonin e rregullt me një mesatare prej 27.7 pikësh, 12.5 rebound dhe 5.9 asist për ndeshje.

Për fat të keq Milwaukee nuk arriti të shpallet kampion në Konferencën e Lindjes, pasi u mund 4-2 me ndeshje në finale nga Toronto.

“Dua të fitoj titullin kampion sezonin tjetër dhe do të bëj gjithçka që është e mundur për t’ia dalë mbanë”, u shpreh Giannis në momentin që mori trofeun.

Ndërkohë, Trofeun “rookie” (debutuesit) e mori Luka Doncic, që luan me Dallas. Ndërsa trajneri i sezonit u shpall Mike Budenholzer, trajneri i Milwaukee.

Për të dytin vit me radhë, Ruby Gobert (Jazz) fitoi çmimin e mbrojtësit më të mirë. Lojtari i gjashtë më i mirë u shpall Lou Williams i Clippers.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ligji në Kuvendin e Kosovës

Deputetët i thonë ‘Jo’, FBK e zhgënjyer