MENU
klinika

Goditja e madhe e merkatos

Bastet e bëjnë të kryer transferimin e De Ligt!

24.06.2019 - 20:49

A do të jetë Matthijs De Ligt përforcimi i parë i trajnerit Maurizio Sarri te Juventus? Sipas kompanive të basteve është e konfirmuar.

Gati gati zyrtarisht, bastexhinjtë e ankorojnë holandezin te bardhezinjtë.

Janë kuotat rreth transferimit të mbrojtësit të Ajax, ato që kanë dhënë një sinjal të fortë në lidhje me të ardhmen e De Ligt.

Transferimi i kapitenit të Ajax në Torino kuotohet me 1.2, nda 17.00 që ishte koefiçenti orë më parë.

Një reaksion ky që është shoqëruar me luhatjen e fuqishme të koefiçentëve për opsionet e tjera, me transferimin e De Ligt te PSG që nga 1.8 kuotohet tashmë në 12.00, ndërsa kalimi i holandezit te Barcelona shkon nga 6.50 në 13.00.

Vetëm Manchester United kuotohet më pak se Juventus, si destinacion i mundshëm për yllin e Holandës, 7.00.