MENU
klinika

Verdhezinjtë të pandalshëm në merkato

Befasia e merkatos/ Hummels rikthehet tek Dortmundi!

19.06.2019 - 19:32

Borussia e Dortmundit nuk di të ndalet në merkato.

Së fundmi verdhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Bayern Munich për të marrë shërbimet e gjigandit të mbrojtjes Mats Hummels.

Mbrojtësi gjerman rikthehet tek Dortmundi, skuadër tek e cila ka luajtur për 8 vite nga 2008-ta në 2016-ën duke mbajtur në krah edhe shiritin e kapitenit.

Pas përforcimeve me Pavard dhe Hernandez duket se bavarezët e patën të lehtë të hiqnin dorë nga Hummels. 

Kartoni i tij i ka kushtuar Borussias plot 30,5 milionë euro ndërkohë që ende nuk dihet kontrata që do të firmosë 30-vjeçari.

Gjigandi i mbrojtjes është blerja e 4-t e vedhezinjëve në këtë merkato pas Schulz, Thorgan Hazard dhe Julian Brandt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prezantohet mbrojtësi gjerman

Dortmund zyrtarizon blerjen e parë!

Kalimi tek verdhezinjtë çështje kohe

Hazard flet hapur: Dua transferimin tek Dortmund!