MENU
klinika

Alarmohen tifozët e City-t

Befason Guardiola: Do rikthehem tek Barcelona!

27.06.2019 - 19:46

Pep Guardiola i ka bërë të gjithë tifozët e Barcelonës të ëndërrojnë sërish.

Spanjolli ka deklaruar se do të rikthehet sërish në Camp Nou dhe do të jetë trajner i katalanasve.

“Do të rikthehem te Barcelona herët apo vonë. Si president, harrojeni. Të jesh president duhet të kesh shumë informacione, të cilat unë nuk i kam.

“Po mundohem të jem një trajner i mirë, nuk kam shkuar keq. Do të rikthehem në Barcelonë për të jetuar herët apo vonë”, u shpreh Guardiola.

Pep duket se po i mungon atmosfera e kampit katalanas apo dhe një lojtar si Messi në organikë për të luftuar seriozisht në Champions League.