MENU
klinika

"The Special One" thyen heshtjen

Befason Mourinho: E ardhmja do të jetë…

18.06.2019 - 19:14

Trajneri portugez Jose Mourinho ende nuk ka gjetur një skuadër për të drejtuar sezonin e ardhshëm sportiv 2019-2020.

Gjithsesi, përmes një interviste të dhënë sot për “Eleven Sport”, ish-trajneri i Manchester United ka bërë me dije se e ardhmja e tij mund të jetë krejt ndryshe nga ajo që mendojnë të gjithë.

“Në jetë kurrë mos thuaj kurrë. Sot për sot e shoh veten më shumë si trajner i një ekipi kombëtar se sa trajner i një skuadre. Kam dëshirë që të marr pjesë në një Europian apo botëror.

Kjo është ajo që më mungon. Dua ta provoj këtë aventurë të re, por nuk është e thënë që të jetë Portugalia skuadra”, tha Mourinho.

Ndërkohë, vetëm disa kohë më parë “The Special One” shihej si pasuesi i Tite tek Brazili nëse këta të fundit dështojnë të fitojnë “Kupën e Amerikës”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Special One" 'tradhton' Portugalinë

E bujshme/ Mourinho merr drejtimin e Brazilit?


Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit