MENU

Deklarata

“Bëri gabim fatal”/ Rama i ‘përvishet’ Metës: Tani asnjë fjalë nuk…

21.06.2019 - 11:56

Në një takim me banorët e njësisë nr.6, Rama nuk ka lënë pa shigjetuar edhe presidentin Meta.

Rama tha se presidenti është si hëna, herë e plotë e herë e qorruar komplet.

Përsa i përket vendimit për anulimin e 30 qershorit, Rama tha se Meta, sipas tij, e bëri një veprim të tillë për të nxitur dhunën, ndërsa shtoi se tani nuk thotë as një fjalë për të.

Ka bërë gjëra të mira, ka bërë gjëra të këqija, nuk kemi ça i bëjmë, është personazh kompleks.

E bëri për të nxitur dhunën pa diskutim dhe ka gjithë këto ditë që sa ka thënë një fjalë kundër dhunës, përkundrazi. Ajo ishte fatale për të.

Gabim fatal, nuk e bën kurrë një President Republike një gjë të tillë, në asnjë aspekt. Ai është si Hëna, që rrotullohet herë është e plotë herë është e qorruar komplet”, tha Rama.