MENU
klinika

Projekti i tij më i fundit

Bes Kallaku krijon “partinë e tij politike”

11.06.2019 - 14:17

Aktori i humorit Bes Kallaku ka zbuluar më në fund projektin e ri të tij.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Bes Kallaku ka treguar se së shpejti do të sjellë një film me të cilin ka mbi dy vite që punon.

Filmi titullohet Falco dhe bën fjalë për një laçjan që krijon partinë e tij politike të quajtur ‘Partia Para Albania’.

Aktori ende nuk ka zbuluar datën e publikimit të filmit, i cili do të jetë komedi e për rrjedhojë me plot skena humori.

‘Coming soon. Një projekt që ka mbi 2 vite me të cilin po punoj.
Filmi: Falco
Zoti ju rujt ër ejjjj’, shkruan Besi krah fotos në Instagram.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN